Secondary Adv

Tentativa e 53, sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të Kosovës do të shkojnë sërish sot në Kuvend në përpjekjen e radhës, e 53-ta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë.

Seanca e radhës do të mbahet në orën 14:00, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut deri më 8 gusht.

 

Deputetët e zgjedhur të Kosovës do të shkojnë sërish sot në Kuvend në përpjekjen e radhës, e 53-ta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca e radhës do të mbahet në orën 14:00, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut deri më 8 gusht.

 

Kuvendi, sipas kësaj mase të përkohshme, do të konsumojë ditët e mbetura të afatit 30-ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

 

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, por partitë tjera politike, nuk pajtohen për emrin e propozuar të Albulena Haxhiut, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë. LVV, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

 

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale. /Shqiptarja


Më të lexuarat